Spaleti: Derbi jo vendimtar për të arritur në zonën Champions!

Derbi i Milanos është një mundësi e artë për të zënë një vend në zonën Champions, por jo vendimtare, të paktën për klubin zikaltër. Trajneri Luçiano Spaleti, vlerësoi rëndësinë e takimit dhe tha se do të synojë fitoren, ndonëse edhe në të kundërt, nuk do të ndodhë asnjë dramë.

“Futbollistët e mi kanë qenë të zotë për të qëndruar nënjë pozicion komod, pasi kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare. Normalisht që fitorja do të na afronte edhe më shumë me objektivin, por edhe nëse nuk marrim 3 pikët, nuk është se largohemi, pasi është një ndeshje për t’u rikuperuar dhe jo ndeshje e javës.

Transformimi i Brozoviç? Në fakt atij i kemi hyrë në hak, pasi nuk i kam dhënë mundësinë të luante para mbrojtjes. Numrat më thoshin se ai gabon në atë pjesë të fushës, por këto 3 takime ka treguar më shumë sens përgjegjësie dhe po rezulton në pozicionin ideal, duke organizuar mjaft mirë lojën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanselo? Mendoj se ndihet shumë i kënaqur që është pjesë e një grupi fantastik. Ka punuar shumë dhe e kemi mbështetur të gjithë, edhe kur nuk ishte ende në lartësinë e duhur. Tani po përmirësohet akoma më shumë dhe po argëtohet në fushë, duke dhuruar paraqitjet që të gjithë i kemi parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni? Të shohim. Rëndësi ka që kam në dispozicion të gjithë futbollistët dhe të gjithë kanë dëshirë dhe energji maksimale për të luajtur derbin. Do të bëjmë vlerësimet tona dhe do të vendosim për formacionin”, u shpreh Spaleti.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?