Statistikat rekord të Imobiles, futet në historinë e Lacios

Ciro Imobile me dygolëshin e shënuar kundër Beneventos, shkoi në kuotën e 36 golave sezonalë, duke kaluar Chinaglian dhe duke vendosur një rekord të ri në historinë klubit.

Sulmuesi itqalian ka realizuar 26 gola në kampionat, 6 në Ligën e Evropës, 2 në Superkupën italiane dhe 2 në Coppa Italia. Nëse me fanellën e të katërve, sulmuesi i Lacios është disi i përmbajtur, këmba e tij nuk të fal kur luan me ekipin e Serie A.

Golat që ai ka shënuar janë 36 në 39 ndeshje. Dhe nuk ka mbaruar, sepse vazhdimësia në Evropë dhe ndeshjet e fundit në kampionat mund t’i lejojnë ish lojtarit të Torino-s që të përmirësohet edhe më shumë dhe ndoshta të tejkalojë 40 golat sezonalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?