Stoichkov: Van Gaal gënjeshtar i madh, askush nuk e do atë!

Ish-sulmuesi bullgar Hristo Stoichkov ka kujtuar kohën kur stërvitej nga trajneri holandez Louis van Gaal, në periudhën kur të dy ishin te Barcelona. Ai nuk ka rezervuar fjalë të bukura për ish-trajnerin e Holandës.

“Nuk dua as ta përmend emrin e tij me zë të lartë. Kur bëhet fjalë për Van Gaal, nuk mendoj për asgjë. Është një profesionist i madh, këtë gjë nuk ia mohon dot askush. Edhe metodat e tij të stërvitjes ishin të mira, por si person nuk më ka pëlqyer kurrë.

Askush nuk e do Louis. As unë nuk jam i shkëlqyer në të gjitha gjërat, por përpiqem t’i përmirësoj ato aspekte. Një gjë është e sigurt: Nuk dua të jem si ai, një gënjeshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Van Gaal është një gënjeshtar për të cilin nuk dua të humbas asnjë minutë. Nuk ia vlen barra qirane të flasësh për të”, tha Stoichkov për “Relevo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?