Suedi-Kore e Jugut “paqe” në 45 minutat e para, ndihet mungesa e Ibrës
Suedia dhe Korea e Jugut nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në pjesën e parë në sfidën e vlefshme për grupin. Suedezët patën një mundësi shumë të mirë në minutën e 20-të me Berg dhe Toivonon, por dy sulmuesit gabuan në rrëmujën që u krijua në zonë.
Berg pas disa minutash humbi një shans të artë përballë portierit Cho Hyun-Woo, duke goditur shumë keq përballë tij. Suedia është disi më dominuese, por edhe Korea në jo pak raste është shfaqur rrezikshëm në zonën e suedezëve. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

