Super Etrit Berisha te Empoli, më i miri në fushë në fitoren ndaj Fiorentinës

Etrit Berisha ishte një nga protagonistët kryesor në fitoren 2-0 që Empoli regjistroi në Firence, ndaj Fiorentinës. Gardiani shqiptar, me pritjet e tij, shkëlqeu në fushë duke mbajtur portën e paprekur.

Caputo dhe Gyasi shënuan në secilën pjesë dhe siguruan 3 pikë me vlerë për skuadrën e Empolit. Vëmendje të veçantë mori dhe gardiani kuqezi që në përfundim të ndeshjes u vlerësua me notën 9, më shumë se çdo lojtar tjetër në fushën e blertë.

Etrit Berisha po kalon një formë të shkëlqyer, duke u kthyer në një protagonist dhe titullar absolut me Empolin. Këtë nuk po e tregon vetëm në Itali, por edhe në ndeshjet me kombëtaren shqiptare që me reflekset e tij ka mbajtur portën e paprekur ndaj dy kundërshtarëve më të fortë në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?