SUPER SFIDA/ Milani me mungesa ndaj Juventusit, Allegri i mban “peshat e rënda” në stol
Milan-Juventus, është super sfida e mbrëmjes së sotme që sjell Seria A, një duel për titullin kampion që mund të japë jo pak verdikte. Pioli ka humbur Chukwuezen për një muaj, por nga ana tjetër rikuperon Kalulu dhe Krunic. Maignan dhe Theo janë skualifikuar, edhe Sportiello është ndalur për një problem muskulor.
Në portë, kundër “Zonjës së Vjetër” do të jetë Mirante. Nuk do të jetë as Loftus-Cheek, teksa në vendin e tij pritet të aktivizohet Musah. Janë dy lojtarë të skuadrës së të rinjve në stol: portieri Bartoccioni dhe mbrojtësi i djathtë, Alex Jimenez.
Në kampin e Juventusit, Vlahovic u stërvit me grupin dhe do të jetë i disponueshëm, por Allegri duket se synon të zgjedhë Kean së bashku me Milik nga minuta e parë.
Chiesa gjithashtu është grumbulluar, por me siguri do ta nisë nga pankina. Weah do të jetë titullar, ndërsa Rugani mban vendin e të dëmtuarit Danilo në prapavijë.
KOHA JONË SONDAZH

