Sylvinho për “Reuters”: Duam të ndezim zemrat e të gjithë shqiptarëve, ja si e zbuluam Asanin

Shqipëria është gati për duelin me Çekinë, që do të zhvillohet të enjten në mbrëmje në “Air Albania”. Trajneri Sylvinho ka prekur disa tema në një prononcim për Reuters, aty ku ndalet edhe te Jasir Asani, një nga zbulimet e këtij edicioni.

“Kemi tri finale përpara dhe duhet të përballemi në secilën prej tyre me të njëjtin qëndrim që kemi patur deri tani. Gjithçka fillon të enjten. Ne jemi të vetëdijshëm për entuziazmin e madh të tifozëve tanë, por lojtarët dhe në nuk e kontrollojmë dot këtë eufori. Djemtë janë absolutisht të qetë dhe të ndërgjegjshëm. Një fitore të enjten do të ishte një hap i madh drejt kualifikimit të shumëpritur. Është një përballje jashtëzakonisht e rëndësishme, por ende nuk është përcaktuese.

Ne kishim shansin për t’u rikthyer me një rezultat pozitiv pas humbjes në Poloni. Gjëja më e rëndësishme që morëm nga debutimi ishte se u lidhëm me lojtarët dhe ata e kuptuan menjëherë atë që donim. Sigurisht që ne duam të jemi një ekip i organizuar mirë, të shënojmë gola të bukur dhe të luajmë bukur. Por unë insistoj në idenë që kjo skuadër duhet të ruajë identitetin e saj, domethënë shpirtin luftarak. Dëshira, guximi dhe qëndrimi ynë në çdo sfidë. Kjo është diçka që lojtarët e kuptuan që nga fillimi”, insiston 49-vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sylvinho bashkë me ndihmësit Zabaleta dhe Doriva, kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri. Vendim të cilin tekniku e shpjegon kështu:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duhet të jemi në Tiranë, sepse është vendi ku zhvillohet gjithë puna jonë. Udhëtojmë shumë, takohemi dhe bisedojmë me lojtarët, por databaza që kemi nga FA e Shqipërisë në Tiranë është e paçmueshme. Ndoshta nuk do ta kishim gjetur Jasir Asanin po të mos ishte prej saj dhe po të mos jetonim këtu. Janë miliona shqiptarë, të cilët jetojnë në gjithë botën. Ne po kërkonim një anësor të djathtë me këmbë të majtë. Dhe gjetëm Asanin. U dashuruam menjëherë me atë që pamë. Jasiri është treguar i mrekullueshëm”, shprehet Sylvinho për 28-vjeçarin nga Shkupi.

Në fund filozofia që do ndjekë Kombëtarja nën drejtimin e tij: “Filozofia jonë është të tërheqim lojtarët me punën tonë. Lërini rezultatet menjanë për një moment.

Projekti dhe struktura që po ndërtojmë synon të prekë zemrën dhe shpirtin e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata ta ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi”, përfundoi Sylvinho.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?