Sylvinho reagon në rrjetet sociale: Objektivi mbetet kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!
Shqipëria vijon rrugëtimin perfekt nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, teksa në ditët e fundit mori një fitore spektakolare 3-0 ndaj Republikës Çeke, dhe mbrëmjen e djeshme fitoi 2-0 ndaj Bullgarisë, po në “Air Albania”.
Strategu brazilian ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku flaënderuar lojtarët, ndërkohë që misioni mbetet i njëjti për të siguruar kualifikimin matematik për në Euro 2024.
“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se së bashku jemi më të fortë.
Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpunëtorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.
Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmonë e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!!🇦🇱”, ka shkruar Sylvinho në rrjetet sociale./R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

