Talenti zbarkon në Madrid, nesër prezantohet te Reali

Real Madrid do të prezantojë nesër Rodrygo Goes para publikut madrilen. 18-vjeçari do të bashkohet me klubin spanjoll, që e bleu tek Santos, por e la një vit në huazim tek skuadra braziliane.

 

Sulmuesi i ri mbërriti në orët e para të mëngjesit në Madrid dhe në aeroport u shoqërua nga shumë persona dhe tifozë të tij. Talenti ka aftësi të ngjashme me Neymar, i cili është ëndrra e madhe e kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Galaktikët” kanë bërë disa goditje gjatë kësaj vere, duke nënshkruar me Hazard, Rodrygo, Militao.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?