Teuta e Martinit bën surprizën e madhe, mund Egnatian kryesuese

Teuta ka bërë surprizën, në ndeshjen e parë për javën e shtatë në Superiore. Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini, triumfuan minimalisht në transfertë ndaj Egnatias.

Një gol i shënuar nga Realdo Fili në minutën e 61-të, i dha fitoren Teutës në Rrogozhinë. Një ndeshje e qetë me raste të pakta shënimi, ku durrsakët u shfaqën më të saktë.

Më këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e parë me 13 pikë, 3 më shumë se ndjekësit e Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?