“The Sun”/ United nis kontaktet për transferimin e Hysajt
Manchester United ka filluar kontaktet me Napolin për transferimin e Elseid Hysajt. Lajmi i bujshëm raportohet nga “The Sun”, që shkruan se Djajtë e Kuq kanë vendosur që të rivalizojnë Atletico Madrid në garën për mbrojtësin e kombëtares sonë.
“Sky Sport” ndërkohë raporton se United është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë për të zëvendësuar Ashley Young. Veterani anglez ka luajtur në krahun e djathtë dhe në krahun e majtë. Tashmë futbollisti shqiptar është në listën e transferimeve të mundshme të drejtuesve angleze. Ai ka qenë zgjedhja e parë në krahun e djathtë të Napolit nën drejtimin e Maurizio Sarrit te Napolit, ndërkohë që në vitin 2015, u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori.
Edhe pas largimit të Sarrit, ai vendosi që të qëndronte me Carlo Ancelottin, teksa deri më tani ka luajtur në 173 ndeshje. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron një futbollist cilësor në mbrojtje, teksa Hysaj shihet si një zgjedhje ideale.
Vetë mbrojtësi i kombëtares sonë ka pranuar se është në kërkim të një aventure të re, ku Premier League shihet si zgjidhje ideale. Pas dështimit të transferimit për mbrojtësin Aaron Wan-Bissaka të Crystal Palace. Hysaj kushton thuajse sa gjysma e tij, dhe mund të jetë një alternativë shumë e mirë edhe për Dalot. Në krahun tjetër nuk duhet injoruar as konkurrenca me Atletico Madrid që është në kërkim të një mbrojtësi cilësor pas largimit të Hernandez dhe Diego Godin. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

