Tifozët e United nuk durojnë më, kërkojnë rikthimin e De Gea-s në vend të Onana
Pas humbjes në sfidën e parë, të grupeve të UEFA Champions League, ndaj Bayern Munich, me rezultatin, 4 me 3, “Djajtë e kuq” të Manchester United u mundën 2-3 edhe nga Galatasaray brenda në “Old Trafford”, duke regjistruar kështu humbjen e 6 në 9 ndeshjet e para të sezonit.
United është në krizë tashmë dhe tifozët shohin si “fajtorin” kryesor transferimin e merkatos së verës, “gardianin” kamerunas, Andre Onana. Ata e kanë humbur durimin, teksa kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për rikthimin e David De Gea, pasi ky i fundit u largua pak muaj më parë dhe ka mbetur pa skuadër.
Spanjolli e mbylli me United gjatë merkatos së verës pas 12 viteve me “Djajtë e Kuq”.
KOHA JONË SONDAZH

