Tifozët plagosën me gur Grosson, shtyhet ndeshja Marseille-Lyon
Ndeshja mes Marseille dhe Lyon që ishte planifikuar për t’u luajtur sonte në orën 20:45 është shtyrë.
Shkak i këtij vendimi është bërë sulmi me gurë i tifozëve të Marseille ndaj autobusit të skuadrës së Lyon-it, ku mbetën të plagosur dhe të gjakosur në fytyrë trajneri Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij Raffaele Longo.
Lojtarët u tronditën dhe panë disa copëza xhami që binin si shi brenda autobusit. Delegati i ndeshjes vendosi shtyrjen e ndeshjes pas incidenteve.
KOHA JONË SONDAZH

