Tirana e përgjysmuar ndaj Skënderbeut, Ahmataj do të ketë 6 mungesa
Tirana u rikthye te fitorja duke mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 2-0, një sukses që i besim bardhebluve. Ahmataj e ka të pamundur të buzëqesh, pasi për sfidën kundër Skënderbeut, e vlefshme për javën e 12-të, duket të bëjë llogaritë pa 6 lojtarë.
Në shtëpinë e bardhebluve është ndezur alarmi teksa situata me dëmtimet sa vjen e përkeqësohet. Jo vetëm 6 mungesa të sigurta, por për këtë transfertë janë në dyshim edhe dy titullarë të tjerë, Abazaj dhe Latifi. Të dy lojtarët kanë shfaqur probleme ndërsa prezenca e tyre ndaj Skënderbeut do të vendoset vetëm në fundi.
Për shkak kartonësh humbën këtë sfidë edhe dy titullarë të tjerë si Deliu dhe Doka, ndërsa të dëmtuar janë Lulaj, Selmani, Abdullahu dhe Patrik. Në kushte të tilla emergjence, trajneri Ahmataj pritet të eksperimentojë, me një rreshtim të ri, për t’u përshtatur me lojtarët që ka në dispozicion. Tirana renditet në vendin e tretë me 17 pikë, minus 6 pikë nga kreu.
KOHA JONË SONDAZH

