Tirana rigjen fitoren ndaj Teutës, protagonist Hasani me dopietë
Tirana u rikthye te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve dhe një barazimi. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”.
Një dopietë e shënuar nga Florent Hasani, në minutat 12-të dhe 82-të me penallti, i dhanë tre pikë skuadrës kryeqytetase. Bardheblutë administruan më së miri ndeshjen, duke qenë dominues për pjesën më të madhe të saj.
Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Teuta renditet e parafundit me 11 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

