Tite: Neymar nuk është në 100 për qind të formës

Trajneri i Brazilit, Tite, ka folur në prag të ndeshjes së parë në grupe ndaj Zvicrës. Strategu i njohur ka komentuar formën e Neymar, si dhe faktin se ka përgjegjësinë e madhe për të udhëhequr një kombëtare që synon triumfin final.
“Neymar nuk është në 100 përqind të formës së tij, por ai është i privilegjuar fizikisht, sprinti i tij është mbresëlënës, por ende ai nuk po shkon drejt formës maksimale. Ai është më mirë se ne prisnim dhe jemi gati të zhvillojmë një Kupë të madhe Bote
Unë nuk ndihem sikur ai është lideri, forca jonë është grupi. Unë e di se ka shumë njerëz që e pëlqejnë atë dhe shumë që nuk e pëlqejnë. Ajo që është e rëndësishme është se në ekipin kombëtar ka një grup me karakteristika të ndryshme dhe të gjithë plotësojmë njëri-tjetrin. Ne jemi një ekip i fortë, konkurrues, me një stil të caktuar të lojës, taktikisht të fortë dhe kandidatë për të fituar Kupën e Botës”, theksoi Tite.
Brazili ndeshjen e parë në grup e luan nesër kundër Zvicrës në orën 20:00.
KOHA JONË SONDAZH

