Tottenham gati te lejojë largimin e Eriksen, por i vendos këtë kusht Realit
Real Madrid është në kërkim të një mesfushori klasi gjatë kësaj vere. Tottenham është i gatshëm të lejojë Christian Eriksen, por në këmbim kërkojnë që të marrin Asension si pjesë të marrëveshjes.
Mediat angleze, sipas të cilave “Spursat” nuk do të heqin dorë lehtë nga mesfushori danez, i cili deklaroi pak ditë më parë se dëshiron të ndërrojë ambient. Spanjollët për momentin duken favoritë për shërbimet e tij, por kërkesat e anglezeve janë të qarta.
Nga ana tjetër, drejtuesit e Realit nuk kërkojnë të heqin dorë nga talenti 22-vjeçar, Marco Asensio dhe si pjesë të marrëveshjes për kalimin e Eriksen në Spanjë mendojnë që të fusin Dani Ceballos, me shpresën se anglezët do ta miratojnë diçka të tillë.
KOHA JONË SONDAZH

