Totti: Santago Bernabeo stadium i magjishëm, e refuzova disa herë Realin

Ish-sulmuesi italian Francesco Totti, në një intervistë për “Marca”, ka folur për periudhën kur skuadra e Real Madrid e kërkonte me ngulm për ta marrë në “Bernabeo”. Një lëvizje që nuk ndodhi kurrrë pasi ai mbeti besnik i Romës.

“Real më ka pëlqyer gjithnjë, që kur isha fëmijë dhe shihja ndeshjet e këtij ekipi. Ishte klubi që më frymëzonte, me gjithë lojtarët e mëdhenj që luanin aty.

Kur shihja atë ekip duke luajtur emocionohesha. Më dukej magjeps prej lojtarëve, stadiumit, njerëzve gjithçka. Në 25 vite karrierë kam bredhur në shumë stadiume, por ajo që shihja në Bernabeu nuk e pashë në vend tjetër. Të krijonte një përshtypje tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentin Florentino Perez e kam takuar disa herë. Problemi i tij i vetëm ishte se nuk më pati asnjëherë te Real Madrid. Kjo ishte pika e tij e dobët. Unë i qëndrova besnik Romës, ndaj dhe nuk ika asnjëherë aty edhe pse më kanë kërkuar disa herë”, deklaroi Totti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?