Trajneri i Lecces elozhe për talentin Medon Berisha: Ishte ndoshta më i miri në fushë!

Ylber Ramadani dhe Medon Berisha spikatën te skuadra e Lecces mbrëmjen e djeshme, edhe pse skuadra e tyre u mund 2-4 nga Parma.

Pikërisht për talentin e “Shpresave”, Medon Berisha, foli disa fjalë edhe tekniku i skuadrës së Lecce-s, Roberto D’Aversa, i cili pas ndeshjesh nuk kurseu “elozhet” për 20-vjeçarin.

“Ai ka treguar se nuk është si lojtarët e tjerë të rinj që vijnë nga Primavera. Kam pasur përgjigje pozitive edhe nga lojtarët e tjerë. Nëse më duhet të analizoj më të mirët në fushë, ai ishte ndoshta më i miri”, tha D’Aversa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?