Trajneri i Empolit: Berisha person i jashtakohshëm, një garanci në fushë

Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë. Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli.

Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive. Në konferencën për shtyp, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor.

“Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndësishëm për ekipin. Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Empoli, cambiano le gerarchie tra i pali? le parole di Andreazzoli

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?