Trajneri kosovar sulmon Starovën: Justifikimi është cilësi e të dobëtit
Kosova është kthyer në kampionatin e preferuar të trajnerëve shqiptar, teksa i fundit që iu bashkua këtij kampionati, ishte Sulejman Starova te ekipi i Feronikeli.
Me largimin e Munishit, trajnerit shqiptar i është besuar drejtimi i Feronikelit, megjithëse debutimi i Starovës nuk ishte ai i dëshiruari, pasi u ndal në një barazim 2-2 ndaj Llapit. Në përfundimin e ndeshjes Starova është justifikuar duke ia hedhur një pjesë të fajit trajnerit të mëparshëm, Munishit, për mungesë të përgatitjes fizike të lojtarëve.
Ndërkohë nga ana tjetër ka reaguar edhe Ismet Munishi, që në një intervistë për “Emisioni Arena” ka deklaruar:
“Nuk ka skuadër në Superligë më të përgatitur fizikisht se skuadrat që kam drejtuar unë. Normalisht se gjithë futbollistët s’janë të përgatitur njësoj, pasi disa kanë ardhur me vonesë. Nuk mundet të justifikohesh, pasi kjo është një cilësi e të dobëtit, por ka pasur edhe kohë (2 javë) për të parë gjendjen e futbollistëve, ka mundur edhe të më pyes nëse ishte e nevojshme.
Megjithatë janë duke u marrë trajnerë nga shteti amë që vijnë me autoritet të madh e mendojnë se ne nuk dijmë asgjë, por në fakt janë duke u marrë vetëm emra nga Shqipëria”, u shpreh Munishi./vipsport
KOHA JONË SONDAZH

