“Tronditet” bota e futbollit, familjari i presidentit të njohur vdes në fushë

Duhej të ishte një ditë feste, por kjo e shtunë qershori do të mbetet gjatë në memorien e familjarës Agnelli dhe tifozëve të Juventusit. Kjo për shkak se një nga pjesëtarët e familjarës së pronarëve bardhezi, Clemente Ferrero de Gubernatis di Ventimiglia ka humbur jetën duke luajtur futboll.

Ka qënë pikërisht organizimi i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, i cili siç bën çdo vit, thërret pjesëtarë të familjes së tij nga e gjitha bota për të luajtur një ndeshje në mitikun torinez “Allianz Juventus”. 52 vjeçari po luante kur u rrezua nga një atak kardiak në zemër.

Reagimi i stafit mjekësor ishte i shpejtë, por Clemente ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Pavarësisht dhimbjes, familja Agnelli bëri edhe një gjest për tu shënuar. Ata dhuruan organet e tij, si mushkëritë tek pacientët që presin një transplantim të organit jetësor. Ai la gruan Giovanna dhe tre fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?