UEFA pezullon zyrtarisht Championsin dhe Europa League-n
UEFA ka vendosur të ndërpresë kompeticionet e saj, Champions dhe Europa League të programuara për javën e ardhshme, për të mos lejuar përhapjen e Coronavirusit mes futbollistëve, pas rasteve të shumta të infektimit që janë shfaqur në Itali dhe Angli.
UEFA e ka komunikuar vendimin zyrtarisht, e kushtëzuar nga fakti që shumë skuadra janë nga karantinë (Juventus, City, Real Madrid, Chelsea, Inter). Pezullimi i ndeshjeve, në këto kushte, është i detyruar.
Si pasojë, do të ketë edhe ndryshim të kalendarit të “Euro 2020”. Në tavolinë janë dy hipoteza: të zhvillohet në vjeshtë ose të shtyhet verën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

