FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

United blindon De Gean me 350 mijë paund në javë

David De Gea duket se do të vazhdojë që të mbetet pjesë e Manchester United edhe në të ardhmen. Gardiani spanjoll do të firmosë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq” duke hedhur poshtë mundësinë e një largimi gjatë kësaj vere. E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se portieri do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me Manchester United.

 

Nga marrëveshja e re ai pritet të arkëtojë 350 mijë paund në javë, duke u bërë portieri më i paguar në botë. Kontrata aktuale e De Gea me United skadon verën e ardhshme. Shpesh është përfolur se portieri do të rikthehet në Spanjë, në vendlindjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

De Gea pritet të rinovojë kontratë me “djajtë” deri në vitin 2024. David de Gea luan me Manchester United që prej vitit 2011, duke e veshur fanellën e këtij ekipi në 362 ndeshje. Edhe pse u vendos në qendër të vëmendjes në fundin e sezonit, ai sërish ka besimin e trajnerit Solskjaer.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?