United fiton ndaj e Sheffield, vendos “perla” e Dalot (VIDEO)
Manchester United fitoi 1-2 në fushën e Sheffield United, skuadër që mbyll klasifikimin në Premier League. “Djajtë e Kuq”, zhbllokuan takimin me McTominay në minutën e 28-të, pasi u shërbye nga Fernandes.
6 minuta më vonë vendësit barazuan rezultatin me McBurnie, që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh. Në të 77-tën vjen goli i dytë i Manchesterit i shënuar nga Dalot me një goditje fantastike.
Dy fitore radhazi për skuadrën e Ten Hag, që shkon në kuotën e 15 pikëve, 6 më pak se Arsenali kryesues.
https://twitter.com/i/status/1715830701361176803
KOHA JONË SONDAZH

