FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Unted kërkon të blindojë Pogba-n me një ofertë të çmendur

Manchester United po përgatit një mega-ofertë për Paul Pogba, në një përpjekje të fundit për të bindur “yllin” francez që të qëndrojë në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” mendojnë t’ia rritin pagën nga 290 000 në 500 000 paundë në javë, duke barazuar shumën që përfiton Alexis Sanchez, aktualisht më i paguari tek United.

 

Pogba ka edhe dy vite kontratë, por klubi anglez ka opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër. Real Madridi besohet të ketë bërë një ofertë testuese prej 90 milionë paundësh për kartonin e francezit, por klubi “merengues” e ka të qartë se duhet të paguajë shumë më tepër për të mbyllur mes sukses operacionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi gjithashtu dëshiron të nënshkruajë me Pogbanë 3 vite pas largimit të tij nga Torino, por bardhezinjtë e kanë të qartë se dëshira e vetë lojtarët është të provojë një eksperiencë të re në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?