Uzuni: I lumtur për rikthimin në fushë, duam finalen e Kupës!

Futbolli në Kroaci është gati për rifillimin, teksa 5 shqiptarët Lokomotiva e Zagrebit të shtunën në orën e 20:15 do të sfidojë Slaven Belupon për gjysmëfinalen e Kupës. Myrto Uzuni ndihet gati për këtë sfidë dhe kërkon me çdo kusht finalen e madhe.

24-vjeçari i kombëtares kuqezi, i cili ndodhej në super formë përpara ndërprerjes së futbollit, ka folur për sajtin zyrtar të klubit kroat rreth përballjes së fundjavës.

“Jam shumë i lumtur që jemi rikthyer në fushë. Të gjithëve na ka munguar futbolli. Kemi punuar shumë, shpresoj të vazhdojmë në nivelin që kemi qenë. Skuadra është fantastike, duhet të konfirmojmë veten në ndeshjet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

E kemi kualitetin për të dalë në finale, uroj të luajmë mirë dhe të fitojmë. Duam të rifillojmë aty ku e lamë, skuadra dhe unë personalisht. Dua të vazhdoj të shënoj gola, do lumturohesha shumë nëse shënoj dhe dërgoj Lokomotivën në finale“, deklaroi autori i 11 golave këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?