Valverde: S’jam i surprizuar nga Roma, Alison është Mesi i portierëve
Në vigjilje të çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Romës, ka folur trajneri Ernesto Valverde, i cili ka vlerësuar kundërshtarët. Strategu i blaugranëve kërkon respekt maksimal nga lojtarët e tij, të cilët sipas tij duhet të kenë kujdes.
“Ne konsiderohemi si favoritë, por vlen vetëm fusha e lojës dhe fusha e lojës tregon se cila është skuadra favorite, por fjalët nuk vlejnë. Nuk e di nëse do të bëjnë një kafaz mbi Mesin, nuk është problemi ynë.
Roma ka shumë futbollistë të rrezikshëm. Mbi të gjitha ata janë të rrezikshëm në sulm. Duhet të mbrohemi mirë dhe të mbrojmë mundësitë tona për t’u kualifikuar. Një ndeshje zgjatë 180 minuta, nesër do të luajmë 90 minutat e para dhe gjithçka është e hapur.
Presin me padurim këto dy javë të sezonit në kampionat dhe Champions League, ku kemi mundësinë të fitojmë titullin dhe të shkojmë në çerekfinale. Por mendoj se edhe futbollistët e Romës po presin me padurim të na eliminojnë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Alison? Një portier i madh. Nuk e di nëse mund të them që është Mesi i portierëve, por mund të them se është shumë i fortë”, ka thënë Valverde.
KOHA JONË SONDAZH

