Van Gaal: Messi s’është lojtar ekipi, pse nuk fiton Champions-in prej 5 vitesh?
Ish-trajneri i njohur i Barcelonës, Louis van Gaal mendon se disa nga pasardhësit e tij i kanë dhënë më shumë liri seç duhet Lionel Messit te Barcelona dhe Argjentina. Ai beson se talenti i tij i “pleshtit” duhet të vihet në shërbim të skuadrës dhe jo anasjelltas. Dështimi në Champions League në vitet e fundit, sipas van Gaal ka vetëm një problem të veçantë: Mesi. Në një intervistë të dhënë për “El Pais”, ish-strategu i United, analizoi situatën e yllit argjentinas.
“Unë besoj se nuk ka asgjë më të rëndësishme se një futbollist që i shërben ekipit. Barcelona vuan nga kjo gjë. Mendoj se Messi duhet të pyesë veten se si është e mundur që ka shkuar kaq gjatë pa fituar një Champions League.
Shikoni Barcelonën. Sa Champions League kanë fituar me atë që gjithkush thotë është lojtari më i mirë në botë? Shikoni Neymar te PSG. Sa Champions League ka fituar ai? Messi është lojtari më i mirë individual në botë, sepse statistikat e tij janë të mrekullueshme. Por pse nuk ka fituar Ligën e Kampionëve prej 5 vitesh?

Si kapiten, duhet të pyesni veten se pse ekipi nuk fiton në Evropë. Mendoj se Messi është gjithashtu përgjegjës për atë që po ndodh te Barcelona, jo vetëm trajneri. Ata kanë një skuadër prej 30 lojtarësh dhe besoj se Messi duhet të përshtatet me ekipin dhe jo anasjelltas”.
Van Gaal fitoi Championsin e tij të parë me Barcelonën në vitin 1997, dhe më pas u rikthye në skuadër në vitin 2002, por zgjati vetëm një gjysmë sezoni, pasi ekipi i tij renditej në vendin e 12-të.
“Guardiola e bëri atë të luajë në dobi të ekipit, por trajnerët e fundit janë përshtatur shumë me Messin në vend që të mbrojnë shpirtin e ekipit. Shpirti i ekipit është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi Van Gaal. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

