Vëllai i Higuain: Në Itali mund të luajë vetëm për Juven
Një nga çështjet që duhet të zgjidhë këtë verë Juventusi, është edhe situata e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka edhe një vit huazim tek Chelsea, por mund të kthehet te bardhezinjtë gjatë kësaj vere. Mediat italiane në orët e fundit kanë hedhur idenë e një shkëmbimi të mundshëm me Manolas të Romës.
Gjithsesi Nicolas Higuain, vëllai i Gonzalos, ka sqaruar situatën e bomberit: “Me gjithë respektin për ekipet e tjera, në Seria A qëndron vetëm për Juventusin, është një zgjedhje personale dhe profesionale”.
Ardhja e Sarrit mund të jetë një sponsor i mirë për sulmuesin, teksa marrëdhëniet mes tyre janë të ngushta, që nga koha kur ishin pjesë e Napolit. Nuk përjashtohet as mundësia që të qëndrojë tek Chelsea për shkak se Blutë e Londrës s’mund të bëjnë asnjë lëvizje në merkato.
“Është thuajse 32 vjeç, është akoma shpejt që ai të luajë me River Plate. Nëse rikarikohet gjatë kësaj vere, mund të jetë në lartësinë e Juventusit”, deklaroi Nicolas për Radio Marte. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

