Vendosi drejtësi në derbin Juve-Inter, izolohet edhe arbitri italian

Rasti i parë i një futbollisti të infektuar me COVID-19, ndodhi të mërkurën, kur Daniele Rugani doli pozitiv. Gjendja e mbrojtësit të Juventus nuk është e rëndë, ndërsa tashmë ai është futur në karantinë për të shpëtuar nga infektimi persona të tjerë.

Ndërkohë, në karantinë u vendos edhe i gjithë stafi i Juventusit, por edhe Interi si skuadra e fundit kundërshtare e bardhezinjve. Së fundmi bëhet e ditur se edhe arbitri i asaj ndeshje, Marco Guida është vendosur në vetizolim për çështje sigurie.

Gjyqtari italian nuk ka pasur shenja, megjithatë ky ishte vendimi më i mirë. Ndërkaq, së bashku me Guidën, kanë vendosur të vetëizolohen edhe gjyqtari i katërt, Fabio Maresca e gjyqtari i anësor, Ciro Carbone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?