Verstappen triumfon në “shtëpinë e tij”, blindon vendin e parë

Max Verstappen ka dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Holandës, garën e shtëpisë së tij. Piloti i Red Bullit u nis nga vendi i parë dhe e ruajti atë deri në fund.

Në vendin e dytë u rendit George Russell me Mercedes, ndërsa podiumin e plotësoi Charles Leclerc me Ferrari.

Me këtë triumf të radhës, Verstappen shton dhe më tej diferencën në kryesimin e renditjes së përgjithshme, teksa ka 310 pikë, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Charles Leclerc (Ferrari) dhe Sergio Perez (Red Bull), me 201 pikë secili, 109 më pak se holandezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?