VIDEO/ Chiellini nuk mban dot nervat: Sa para keni paguar për penalltinë!

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, nuk ka mundur të përballojë vendimin e gjyqtarit në ndeshjen ndaj Realit të Madridit. Me t’u akorduar penalltia, ishte Buffon ai që u përjashtua nga loja prej gjyqtarit, Oliver për shkak të protestave. Protesta dhe fërikme pati mes lojtarëve po ashtu, ku veçohet nga mediat italiane gjesti i Giorgio Chiellinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Ai bëri gjestin e “parave” në drejtim të Marcelos dhe sipas Mediasetit, Chiellini ka pyetur Marcelon “sa para keni paguar” me këtë.

Chiellini ishte i pakënaqur me këtë vendim të gjyqtarit pas një paraqitje të shkëlqyer nga Juventusi që kishte epërsinë prej 3-0 në këtë takim dhe priste që loja të shkonte në shtesë.Juventusi kështu u eleminua me rezultat të përgjithshëm 4-3 pas dy ndeshjeve pas penalltisë së ekzekutuar nga Cristiano Ronaldo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?