VIDEO/ Dëmtimi horror, Pedraza del nga spitali me numër rekord qepjesh
Deportivo La Coruna hodhi një hap të sigurtë drejt ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll, teksa mposhti pastër 2-0 në takimin e parë final ndaj Mallorca.
Por, përpos rezultatit, 90 minutësh i mbrëmshëm do të mbahet mend gjatë nga futbollisti i vendassve, Marc Pedraza. Gjatë një përplasje me një kundërshtar, Pedraza mori plagë të rënda në fytyrë, duke shkaktuar panik tek të pranishmit.
Ndihma e parë nuk mungoi, ndërkohë që Pedraza la fushën e blertë për të marrë një ndihmë më të specializuar në spitalin më të afërt. Plot 70 qepje i janë dashur mjekëve për të rregulluar buzët e Pedraza, që tashmë është i gatshëm për takimin e kthimit.
“Kisha frikë, por gjithçka shkoi mirë. Tani do të jetë e vështirë të luaj pasi ka shumë inflamacion. I vlerësoj mesazhet e tifozëve nga e gjithë bota.”-ishin fjalët e Pedraza për “Marca”.
Marc luajti vetëm 40 minuta në këtë takim të parë dhe shpreson që një kapiten si ai, brenda ose jashtë fushe do të ndikojë për mirë te skuadra, që shpreson ngjitjen në elitë për 1 sezoni mungesë.

KOHA JONË SONDAZH

