Video/ Eden Hazard prezantohet me gafë te Reali
Pritje magjike! Kështu mund të cilësohet pritja madhështore e një “Santiago Bernabeu” për një prej futbollistëve më të mirë në Botë, Eden Hazard.
Belgu u prezantua përpara tifozëve të tij të rinj, që kishin mbushur mitikun e Realit të Madridit. Diçka e pritshme, por edhe pse ka firmosur prej disa ditësh, në marrëveshjen dypalëshe ka një ngërç.
Edhe pse një gjë e tillë nuk mund të konsiderohet aq madhore, Hazard u prezantua përpara popullit “Los Blancos” me një fanellë pa numër. Aktualisht, vetëm numri 16-të është në dispozicion te skuadra e Real Madrid, por numra të tjerë pritet të lirohen këtë verë, pasi pritet të shiten.
Mungesa e numrit në këtë moment do të ketë një ndikim negativ në shitjet e fanellave.
KOHA JONË SONDAZH

