FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vjen mohimi, nuk e pagoi Messi garancinë për daljen nga burgu të Ronaldinhos

Ronaldinho pagoi një garanci prej 1.6 milionë dollarësh për t’u transferuar nga burgu në një hotel në Asuncion të Paraguait, ku mbahet me statusin “nën arrest shtëpie”, pasi dyshohet si i përfshirë në një çështje pastrimi parash. Mediat argjentinase kishin aluduan se garancinë e kishte paguar ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Ky i fundit e ka pasur shok skuadre dhe njëkohësisht mentor Ronaldinhon gjatë kohës kur ishte ende një djalosh I talentuar te Barcelona, ndërsa marrëdhëniet mes të dyve kanë mbetur të shkëlqyera ndër vite.

Megjithatë burime nga familja e sulmuesit argjentinas konfirmuan se Messi sigurisht që ndjehet i keqardhur për situatën që po kalon miku i tij, por nuk ka paguar asnjë nga shpenzimet e Ronaldinhos dhe është tërësisht jashtë kësaj çështjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht Ronaldinho po qëndron në një hotel me 4 yje, në pritje të zhvillimit të seancës gjyqësore, ku edhe do të njihet me vendimin për çështjen në ngarkim të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?