Vllaznia bie në Kategorinë e Parë, por U-19 shpallet kampione e Shqipërisë

Vllaznia U-19 është shpallur kampione e Shqipërisë në kampionatin për të rinjtë. Shkodranët mposhtën në finalen e luajtur në “Elbasan Arena” Flamurtarin, me rezultatin 2-1, falë golave të Repajt në minutën e 25-të dhe Grudës në të 67-ën, ndërsa për vlonjatët rihapi takimin Rrapaj në minutën e 82-të.

Pas Kupës së Shqipërisë, skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani merr kështu edhe titullin kampion në Kategorinë Superiore për moshat U-19, ndërsa për të dytin vit radhazi do të marrë pjesë në UEFA Youth League.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?