Vllaznia triumfon me vuajtje ndaj Skënderbeut, me dy gola në fund

Vllaznia mori një fitore të vuajtur në Korçë 0-2 ndaj Skënderbeut. Një autogol i Dumfour në minutën e 87-të dhe një gol i Delajt në minutën e 95-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve.

Skënderbeu luajti me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, pasi mbrojtësi Prençi u ndëshkua me karton të kuq.

Vllaznia gjithsesi e pati vështirë, por në fund feston fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, po aq sa edhe Skënderbeu që zbret në vendin e gjashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?