Vllaznia zbulon pasuesin e Memellit në pankinë, prezantohet nesër

Qatip Osmani do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me kuqeblutë dhe pritet të mbërrijë në Shkodër të hënën, ku do të bëjë prezantimin zyrtar dhe do të drejtojë seancën e parë stërvitore.

Osmani do të marrë vendin e Migen Memellit, i cili u largua pasi grumbulloi vetëm 12 pikë në 10 javë dhe krijoi shumë tension me disa prej futbollistëve.

Tekniku Osmani ka një eksperiencë të konsiderueshme në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Shkëndijën e Tetovës në disa periudha të ndryshme, Shkupin e Renovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pikërisht te kuqezinjtë nga Tetova ka arritur rezultatet më të mira, duke fituar edhe titullin kampion, teksa u largua nga aty vetëm në fund të sezonit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?