Wuhan Zall braktis Spanjën për t’u rikthyer në Kinë: Këtu më të sigurt!

Që nga fundi i janarit, skuadra e futbollit Wuhan Zall qëndronte në Spanjë, pas shpërthimit të epidemisë në Kinë, pikërisht në qytetin që ky ekip përfaqëson.

Por tashmë situata ka ndryshuar tërësisht. Në Spanjë janë konfirmuar më shumë se 3 mijë persona të prekur, nga të cilët 86 kanë humbur jetën.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e skuadrës Wuhan Zall kanë marrë vendimin se tashmë është momenti i duhur për t’u rikthyer në Kinë, atje ku nisi të përhapet virusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problemi tani është këtu në Spanjë, në Kinë është zgjidhur praktikisht”, tha trajneri i klubit José González, i cili njoftoi se skuadra do të niset në Kinë ditën e shtunë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?