Xheko: Arbitri nuk kishte guxim për të dhënë penallti ndaj Barçës!

Roma u mund mbrëmë 4-1 nga Barcelona, teksa goli i vetëm për verdhekuqtë u shënua nga Edin Xheko. Duke folur pas ndeshjes sulmuesi boshnjak nuk i kurseu akuzat ndaj arbitrit, i cili sipas tij nuk kisht guxim për të dhënë penallti.

”Nëse do të na kishin dhënë atë penallti gjërat do të ishin ndryshe. Arbitri duhet të ketë guxim të akordojë penallti ndaj Barcelonës sepse të dyja ekipet janë në fazën çerekfinale. Mendoj se tentuam të luanim lojën tonë që nga minuta e parë, edhe pse e dimë që ata janë pak më të fortë se sa ne.

Besoj se rezultati 4-1 është i tepërt, sidomos për ato dy autogolat. Ndeshja e kthimit? Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, sepse nëse duam të luajmë në Champions League edhe sezonin tjetër, duhet të fitojmë, më pas do të mendojmë sërish për Barcelonën”, u shpreh Xheko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?