Zanetti nuk i kursen kritikat: Pashë një Argjentinë të përgjumur!
Ish-mbrojtësi i Argjentinës, Javier Zanetti nuk ka mbetur aspak i lumtur pas barazimit të “Albicelestëve” dje ndaj Islandës. Në një lidhje direkte nga Rusia për Mediaset, ai ka deklaruar:
“Nuk e prisja këtë barazim. Nuk jam aspak i kënaqur, jo vetëm unë por të gjithë fansat nuk janë, pasi askush nuk e priste këtë rezultat ndaj Islandës. Nuk jam i zhgënjyer vetëm nga rezultati, por edhe nga loja e bërë.
Jam i shqetësuar, pasi nuk ka shumë kohë dhe pas 3 ditësh vjen ndeshja e radhës. Pashë një kombëtare të përgjumur, me pak ide në fushë dhe kjo është ajo që trajneri duhet të përmirësojë sa më shpejt”, deklaroi më Zanetti.
KOHA JONË SONDAZH

