Zanetti paralajmëron Bajramin: Duhet ta tregojë veten në fushë

Nedim Bajrami ishte një nga lojtarët më të kërkuar te skuadra e Empolit ngjatë merkatos së verës, por në fund asnjë skuadër nuk arriti të transferonte lojtarin shqiptarë.

Në konferencën për shtyp, përpara përballjes me Salernitana, trajneri Paolo Zanetti ka theksuar se mesfushori kuqezi duhet të përqendrohet te fusha e lojës për të bërë gjithçka siç duhet për të realizuar një tjetër sezon të mirë në Serie A.

“Nuk është e thënë që të luajë titullar, pasi është edhe Pjaca. Mund të ndodhë që njëri ta nisë si titullar dhe tjetri të hyjë më pas. Do të mungojë edhe Destro, jemi mangët dhe duhet të bëjmë disa vlerësime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Bajrami pres shumë,, ose më saktësisht atë që kemi vlerësuar në shumë momente. Mbaruan diskutimet, nuk ka më alibi dhe duhet të flasë fusha”, tha trajneri i toskanëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?