Zbulohen 3 lojtarë të tjerë të përfshirë në baste, mes tyre dhe mbrojtësi juventin

Fabrizio Corona zbulon emrat e rinj që luanin baste sportive. Ata janë Federico Gatti (Juventus), Stephan El Shaaraëy (Roma) dhe Nicolo Casale (Lazio).

“Faraoni” dhe dy mbrojtësit italianë, dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e basteve sportive, ngjarje që i ka lënë të gjithë pa fjalë në Itali, por jo vetëm.

Corona “kërcënon” se së shpejti do të dalin në pah shumë emra të tjerë nga bota e futbollit, të cilët janë të “sëmurë” pas basteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nicolo Fagioli pranoi fajësinë, bëri marrëveshje me prokurorinë dhe do të pezullohet 7 muaj. Më shumë pritet të dënohet Sandro Tonali. Ish-mesfushori i Milanit pranoi se ka një varësi nga bastet sportive dhe se ka luajtur në skedinat e tij edhe takimet e kuqezinjve. Ai rrezikon një vit pezullim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?