Zbulohen formacionet zyrtare të super ndeshjes Milan-Juventus

Milan-Juventus është super ndeshja e mbrëmjes së sotme në Seria A. Trajneri Pioli ka vendosur për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës. Për shkak të mungesës së dy portierëve, në katërkëndësh do të jetë Mirante. Florenzi zëvendëson Theo Hernandez në mbrojtje, ndërkohë që në mesfushë Musah zë vendin e Loftus-Cheek.

Në krahun tjetër Allegri do të mbështetet te dyshja sulmuese Milik dhe Kean, duke lënë në stol Chiesa dhe Vlahovic, jo në gjendje optimale. Weah dhe Kostic d të luajnë në krahë, ndërkohë që Rugani zëvendëson Danilon në mbrojtje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?