Zbulohet kalendari i javës së 16-të, Superiorja e gjitha në një ditë

Kategoria Superiore nuk do të ndalet, teksa në mesjavë do të zhvillohet java e 16-të, me specifikën, që të gjitha ndeshjet do të luhen të mërkurën.

Në orën 13:00, spikat përballja mes kryesuesve të Kukësit dhe Vllaznisë. Sfidë kjo që do të zhvillohet në “Loro Boriçi”. Paralelisht me këtë takim do të zhvillohen edhe 2 sfidat e tjera, Luftëtari-Skënderbeu dhe Bylis-Laçi.

Në orën 16:00, do të zhvillohen edhe 2 takimet e tjera të javës së 16-të. Kampionët në fuqi të Partizanit do të jenë mysafirë në Durrës ndaj Teutës, ndërkohë që Tirane Egbosë do të presë Flamurtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 16-TË:

Swiss Digital Mobile Reklama

E mërkurë 18 dhjetor:

Luftëtari-Skënderbeu   13:00

Bylis-Laçi                   13:00

Vllaznia-Kukësi            13:00

Teuta-Partizani            16:00

Tirana-Flamurtari         16:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?