Zbulohet klubi i ri i Skënder Gegës

Skënder Gega është një nga trajnerët më interesant në tregun e futbollit shqiptar dhe kryqëzimi i rrugëve me Partizanin pas triumfit historik habiti gjithkënd në botën e futbollit.

Për momentin, trajneri është opinionist në RTSH dhe ishte prezent në ndeshjen e fundit të kombëtares sonë me Moldavinë me opinionet e tij. Gjithsesi, enigma se ku do ta vazhdojë Gega sezonin e ri e shuan një informacion i fortë i Rtv Ora, që lidhet me një transferim të mundshëm të tij në futbollin kosovar dhe pikërisht te Prishtina.

Klubi kosovar ka qënë në bisedime intensive sekrete me ish-trajnerin e Partizanit dhe duket se palët kanë gjetur marrëveshjen për afatin kohor dhe shumën financiare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjithnjë, sipas burimeve Gega dëshiron ta nis sezonin me fillimin e kampionatit dhe jo me Kupat e Europës si startoi me Partizanin sezonin e shkuar. Aktualisht te Prishtina është trajner Mirel Josa, i cili rendit në vendin e dytë këtë sezon me 5 pikë më pak se Feronikeli që i shpall kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por një lëvizje e Gegës në një klub tjetër tregon qartë krisjen e marrëdhënieve te Partizanit dhe trajnerit, gjë që në media u servit në një mënyrë krejt tjetër.

Jo se Gega nuk kishte probleme familjare, ato ekzistonin, por thelbi i divorcit ishte pikëpamjet e kundërta që kishin në organizimin e skuadrës për sezonin e ri. Bisedimet dhe marrëveshja me Prishtinën vërteton qartazi raportin e tendosur midis drejtorit Rama dhe trajnerit Gega .

Nuk dihet ende nëse Prishtina i kishte bërë më parë ofertë Gegës, para se Partizani të ulej në bisedime me trajnerin, i cili më pas do të shpaloste pretendimet e tij. Një gjë është e sigurt, Gega do trajnojë përsëri, pavarësisht problemeve familjare. Por jo në Tiranë. Destinacioni i ri është Prishtina.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?