FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane përforcohet për Juven, me “armatën e plotë” në Torino

Zinedine Zidane është “përforcuar” për çerekfinalen e parë Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. Nuk është se Real Madrid ka bërë blerje në merkaton e dimrit, por në trajneri francez ka rigjetur disa prej yjeve të tij.

Futbollistët si Marselo, Modriç, Asensio, Lukas, Isko dhe Bejl janë në formë shumë të mirë dhe janë të gatshëm për të luajtur në Torino ndaj bardhezinjve, por jo të gjithë do ta nisin nga minuta e parë.

Gati është edhe Kristiano Ronaldo, i cili u la pushim në kampionat për të qenë më i freskët në sfidën e Championsit. Portugezi është në formën e tij më të mirë, pasi ka shënuar 23 gola në 13 takimet e fundit mes Realit dhe Kombëtares. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?