FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Ronaldo më i miri në botë, por goli im është më i bukur!

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka si të mos jetë i kënaqur pa fitores së thellë 3-0 të ekipit të tij ndaj Juventusit në çerekfinalen e parë të Champions League.

“Kur na nevojitet rezultati, jemi perfektë. Nuk është e lehtë të shënosh tre gola ndaj Juventusit në fushën e këtij të fundit. Kemi bërë një ndeshje të madhe por edhe ata kishin një moment të favorshëm për të shënuar, pa ia dalë. Kurse ne po.

Ronaldo? Po tregon se është më i miri në botë. Ai është një lojtar ndryshe nga të gjithë të tjerët. Ka gjithmonë dëshirën për të bërë gjëra të mëdha, nuk ngopet kurrë me atë që bën dhe pastaj është i aftë të bëjë gjithçka. Sot ka bërë dy gola, por edhe ka gabuar raste të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gol më i bukur i cr7 apo ai i finales 2001? I imi”, u përgjigj strategu francez në intervistën pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?