ZYRTARE/ Humbja në derbi i kushton shtrenjtë, Partizani shkarkon Lerdën
Humbja në derbi i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit Franco Lerda. Klubi i kuq, ka vendosur që të shkarkojë trajnerin italian për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit.
Ka qenë presidenti Demi, ai që ka marrë vendimin për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Franco Lerda. 52-vjeçari mori drejtimin e të kuqve në fillim të sezonit, duke zëvendësuar Skënder Gegën i cili u shpall kampion me Partizanin pas 26 vitesh.
NJOFTIM I KLUBIT:
Klubi i Futbollit Partizani njofton se Presidenti Gazment Demi ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin me trajnerin Franko Lerda. Presidenti Demi i uron trajnerit Lerda suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive.
KOHA JONË SONDAZH

